Gazetari Artan Hoxha paralajmëron videon: Edi Rama tek Santa Quaranta!

0
5609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak e besojnë Edi Ramën kur thotë se e shkarkoi Saimir Tahirin, për t’i dhënë mundësi të jetë më pranë socialistëve gjatë fushatës. Gazetari Artan Hoxha shkruan se Rama dhe Meta shkëmbyen kokë për kokë, Tahirin me Manjanin, ndaj përpjekjet e kryeministrit për ta fshehur ngjajnë me një “shoshë të grisur që nuk e mbulon dot “diellin” e Metës…”

Por Artan Hoxha nuk e lë me kaq.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për Edi Ramën, ai fut në lojë emrin e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, kur thotë se “nese serveri i Santa Quaranta-s ka rregjistruar vertete ndonje dite, kush ka hyre e kush ka dale ne te, aty nuk do dalin pamjet me ish-ministrat qe tregon Berisha ne perrallat e tij, Tahiri, Beqaj apo Klosi….por do dalesh ti vet!!!”.

Pamjet e Ilir Metës, Arben Ahmetajt apo Koço Kokdhimës në kompleksin Santa Quaranta janë publike, por për herë të parë përmendet fakti që edhe Edi Rama ka bujtur tek Balilajt, në Sarandë. Më herët, nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka ndodhte në hotel, deri para dy muajsh.

“Pse ke vajtur dhe kush te coi, pres te na e thuash ndonje dite kur te jesh rreth zjarrit te oxhakut ne Hotel Kanione duke shijuar pasterma Cepani dhe raki Prishte servirur nga Meta….” e përfundon statusin e tij gazetari Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad