Ministri Pandeli Majko, deklaroi mbrëmë se Presidenti Ilir Meta, konkuron edhe fjalorin e liderit të opozitës, Lulzim Basha, për nga ashpërsia, gjë që nuk është e zakonshme për staturën e kreut të shtetit.
Majko foli për “Vizion Plus”, ku u pyet për marrëdhëniet më personale me Metën, Majko refuzoi të jape detaje, duke thënë se nuk kishte shkuar në emision që të rrëfehej te prifti.
“Është një kundërshtar politik i joni. Fjalori i tij konkurron bindshëm me fjalorin e Bashës. Nuk kam ardhur këtu të rrëfehem siç rrëfehet dikush te prifti apo hoxha. Nuk dua të aludoj që kam ndonjë raport me zotin Meta. Është kundërshtari ynë politik dhe kjo na ka bërë të qetë dhe të mendueshëm”, tha Majko duke hezituar që të flasë për marrëdhënien personale që ka me Metën.
Si dy ish-socialistë të vjetër dhe shok partie për shumë vite, sigurisht që Majko me Metën, hyjnë në mesin e personave që kur shihen rastësisht, e shkëmbejnë ndonjë bisedë mes tyre.