Gazetari gjerman tregon si i ranë në dorë përgjimet shqiptare: Mafia qeveris vendin!

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede i cili ka publikuar audiopërgjimet kë bërë një reagim në rrjetet sociale. Ai tregon sesi materialet kanë mbërritur në dorën e tij, ndërsa thekson se mafia po qeveris vendin.

‘Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetma është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë,’shkruan gazetari.

 

Zjarr Tv Ad