Gazetari hakmerret ndaj sportistit maqedonas, nuk respektoi gjuhën shqipe

0
29

Mosrespektimi i simboleve kombëtare nga fqinjët tashmë është një realitet i hidhur për të gjithë shqiptarët. Nga të katërta anët shigjetimi ka qenë prezent në forma dhe mënyra të ndryshme. Së fundmi një kthim restoje ka ardhur nga gazetari shqiptar Mustafa Ademi kundrejt një sportisti maqedonas.

Në komentin e tij për TVM2, Ademi refuzoi të përmend gjatë gjithë kohës një nga hendbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë. Në futbollin me dorë Maqedonia priti Japoninë, në kuadër të zhvillimit të Kampionatit Botëror. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, Ademi injoroi sportistin së përmenduri pasi ky i fundit kishte qenë më parë e një gjesti antishqiptar.

Reagimi ka ardhur pas skandalit të turpshëm të Stoilovit që ka bërë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Agjencioni për Rini dhe Sport. Sportisti maqedonas është larguar nga manifestimi për shkak të gjuhës shqipe, e cila është folur gjatë mbajtjes së ceremonisë. Ky gjest i Stoilovit u kritikua shumë si nga pala shqiptare, por edhe nga ajo maqedonase. Në shenjë revolte, gazetari Ademi ka vendosur të rikthej reston duke mos përmendur sportisti as kur ky i fundit mori çmimin si lojtari i ndeshjes.