Pas një debati me Endri Shabanin e nismës Thurje, Spiropali tha se; ajo e hante atë për mëngjes.
“Unë juve ju ha për mëngjes, me vota, me kandidim e me çfarë të duash. Për të hyrë në detaje të tjera s’kam frikë me ju. Ne do dalim me emrin tonë, me siglën tonë”, është shprehur Spiropali.
Por, nisur nga ky debat, mbrëmjen e djeshme Ministrja Spiropali, u pyet me humor nga gazetari Alfred Lela, se çfarë ka ngrënë për mëngjes.
Lela: Çfarë keni ngrenë për mëngjes sot? E dini se ku dua të dal besoj!
Spiropali: Është një shprehje amerikane që kam përdorur unë. E ka thënë edhe Kamela Harris. Unë madje e thashë përpara. Ajo më imitoi.
Lela: Po ju Endri Shabanin gjetët?
Spiropali: Shabani është zhdukur qysh atëherë, ku është? Se nuk e shoh mejdaneve të televizionit.