Gazetari i kthehet ambasadores Kim: Nëse nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, mos fol për median…

0
4760
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kritikat që i bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim mediave, për shkak të vettingut ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, janë pritur me zemërim nga gazetarët.

Analisti Enton Abilekaj, shkruan se ambasadorja nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, por po akuzon mediat.

Postimi i Enton Abilekajt:

Është hera e dytë që Ambasadorja Kim fajëson mediat. Hera e parë ishte në Opinion, për çështjen e Ylli Ndroqit dhe tani për Elisabeta Imerajn. Mediat i fajëson, politikën jo, pasojën e fajëson, shkakun jo. Nëse mediat kanë frikë, apo janë të shitura, apo kanë konfilkt interesi, ndodh sepse politika i ka vënë në këtë  pozite, me presionin dhe joshjen, me bllokimin dhe subvencionimin.

Më e rëndesishme akoma është që nuk janë gazetarët ata që i bëjnë presion KPK të kalojë prokuroren, nuk janë gazetarët ata që i bëjnë  presion Komisionit Publik të mos e çojë kërkesën në KPA dhe nuk do jenë gazetarët ata që do t’i bejne presion KPA për të dhënë vendimin.

Nese nuk flet dot per Maxhorancen dhe Shtetin personal të Edi Ramës, nuk ka pse të flasë për median, që ështe vetëm pasoja e tij. Dosja. al nuk preket drejtpërdrejt nga keto fjalë, sepse hyn në ato pak media që nuk ka censuruar asnjë nga lajmet në fjalë dhe asnjë lajm tjetër, por të merresh me hallkën më të dobët që vuan për shkak të sistemit dhe të mos merresh me sistemin, nuk e ndihmon vendin.

 

Zjarr Tv Ad