Gazetari i njohur amerikan: Vendimi për Berishën erdhi nga ‘askundi’, dosjen e bëri ish-gruaja e Ramës

0
683
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, që punon për rrjetin e madh Fox, shkruan sërish se vendimi për Sali Berishën erdhi pas lobimit të George Soros. Ai rithekson lidhjet e ngushta të Soros me kreun e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken. Palumbo shkruan se DASH nuk po ofron prova për rastin e Berishës, madje as pas insistimit të kongresmenit republikan Lee Zeldin.

Sipas gazetarit të njohur, DASH po mashtron, ndërsa ai thekson se vendimi për Berishën u duk se ‘erdhi nga askundi’. Më tej, Palumbo shkruan se dosja për Berishën u përgatit nga ish-gruaja e Edi Ramës, e lidhur me Sorosin.

PJESË NGA LIBRI I PALUMBO

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’. Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’. Dhe pa dyshim që ashtu është\Standart

Zjarr Tv Ad