Gazetari i njohur hedh akuza të forta, zbulon skandalin e rë*ndë të Ilir Metës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se SPAK ka sekuestruar disa pasuri të presidentit Ilir Meta, i cili i ka pasur në emër të personave të tjerë që kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Ligjit. Gjithashtu ai hedh akuza të forta ndaj presidentit, për të cilin pretendon se është përfshirë në një skandal të rëndë me dhënien e nënshtetësisë për qindra të huaj.

“Dyshohet se SPAK ka sekuestruar disa pasuri të Ilir Metës, të kaluara në emër të subjekteve të OFL. Por, ajo që mund të pohoj me siguri të plotë është se Meta është përfshirë në një skandal të rëndë dhe të shtrirë në kohë, me dhënien e nështetësisë me kokën e tij, qindra të huajve, duke shmangur çdo verifikim dhe procedurat ligjore.

Më e pakta po krijon batalione për të kompesuar votuesit që kanë braktisur partinë e tij, por nuk përjashtohet mundësia e pagesave deri në 500 mijë euro për një nënshtetësi. Aty ku ka një paligjshmëri fshihet diçka. Ilir Meta nuk e shkel ligjin për snobizëm. Besojeni kur thotë se ka idhull Vojo Kushin, por mos harroni fjalimin e tij për nder të Klement Balilit”, shkruan gazetari.

Zjarr Tv Ad