Gazetari i njohur paralajmëron surpriza: Kryeministri mund të bëjë lëvizje të papritura, që do të na habisin të gjithëve…

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Erl Murati, ka komentuar fjalimin e Kryeministrit Rama, ditën e djeshme duke thënë se se ai paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera në qeveri. Sipas tij, kjo qeveri ka qenë atipike pasi u godit nga tërmeti dhe më pas nga pandemia, ndërkohë që shprehu nevojën për reformimin e drejtësisë, pasi ende nuk ka arritur rezultatet e pritura.

“Rama me fjalimin e tij paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera në qeveri. Dy sektorët që ai përmendi ishin turizmi dhe arsimi. E ka quajtur si sektor problematik dhe lë të kuptojë se mund të ketë ndryshime. Më shumë se një bilanc i punës së mandatit të 2 kryeministri shpalli se si do të jetë qeveria e ardhshme. Besoj se do të ketë shumë lëvizje, por përflitet se qeveria “Rama 3” do të ketë prezencë të lartë të femrave. Kryeministri bëri një parashtim të mandatit të dytë dhe nuk prisnim të bënte kritikë ndaj vetes. Qeveria “Rama 2” ka një bilanc miks. Ka elementë pozitivë dhe element negative.

Disa prej problemeve i identifikoi vetë kryeministri Rama. Puna e Ministrisë së Brendshme ka qenë në prozhektorët e mediave për largimin e 3 ministrave, skandaleve të tjera dhe ky dikaster nuk meriton notën 10 dhe ka nevojë për përmirësim. Një problematikë që do ta identifikoja unë është korrupsioni në këtë vend. 8 vite më parë Rama premtoi se do të reformonte administratën dhe po t’i ballafaqojmë deklaratat pak është bërë në këtë aspekt pasi Shqipëria renditet e në vendet e fundit për sa i përket korrupsionit. Drejtësia ende nuk ka arritur të bëjë atë që të gjithë kemi pritur. Në përgjithësi kjo qeveria ka qenë atipike pasi u godit nga tërmeti dhe pastaj pandemia”– komentoi ai.

Më tej, gazetari tha pret nga kryeministri Rama, lëvizje të papritura që të na habisin të gjithëve. Murati ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje mes opozitës dhe qeverisë, gjithashtu shtoi se mund të ketë lëshime ndaj Partisë Demokratike.

“Edi Rama është të parët që mund të bëjë lëvizje të papritura që mund të na habisin. Surprizat nuk përjashtohen. Për sa i përket përmbajtjes besoj se do të ketë surpriza pasi kjo është një qeverisje e vazhdimësisë. PS ka qeverisur e vetme dhe sërish do të qeverisë evetme dhe nuk mund të ketë alibi për rezultatet e arritura. Do të kemi një qeveri ku kontrolli do të jetë i shtuar pasi opozita do të kthehet në parlament. Nuk e di se si mund ta përkthrjmë bashkëpunimin e kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim, por nuk besoj se do të ketë bashkëqeverisje, e përjashtoj kategorikisht këtë.

Besoj se mund të ketë lëshime të pushtetit të qeverisë ndaj PD-së. E rëndësishme është të kemi një opozitë të shëndoshë, konstruktive dhe të bëjë detyrën që është mandatuar nga shqiptarët. Kjo na është premtuar deri tani, por se sa do të arrihet do ta shohim në shtator. Nuk besoj se nuk do të ketë ndryshime në dikasteret kryesore në qeveri. Sa më shumë të ketë lëvizje më mirë është sepse t’i rivitalizon energjitë në kabinet, por çdo gjë varet nga rezultatet e arritura. E rëndësishme është që qeveria të prodhojë rezultate të mira për të gjithë. Më erdhi mirë që pas 8 vitesh kryeministri Rama identifikoi largimin e trurit të vendit, të rinjtë”– u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad