Gazetari i njohur për Greta Thunberg: Ajo është e çmendur dhe e rrezikshme

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prezantuesi dhe gazetari Jeremy Clarkson e ka quajtur aktivisten e mjedisit Greta Thunberg “të çmendur dhe të rrezikshme” në hakmarrjen e tij të vazhdueshme drejt saj. Ylli i “Grand Tour” fillimisht 16 vjeçaren, Greta, e quajti fëmijë i llastuar, pas përpjekjeve të saj që udhëheqësit botërorë të merreshin me ndryshimin e klimës. Dhe tani ai ka shtuar dozën e ofendimit, duke i thënë asaj që ta mbyll gojën dhe të kthehet në shkollë. 59-vjeçari po promovonte shfaqjen e re të Seamen të Grand Tour në një intervistë në emisionin e mëngjesit Australian Sunrise kur e ‘goditi’ 16 vjeçaren, Thunberg.

“Ajo është e çmendur dhe e rrezikshme dhe po i lë fëmijët e vegjël pa gjumë me idiotësinë e saj”

“Unë mendoj se ajo duhet të kthehet në shkollë dhe ta mbyll gojën”, përfundoi gazetari.

Zjarr Tv Ad