Gazetari i njohur shpall aferën e inceneratorëve si fitore e opozitës: Rama duhet të përgjigjet pse i kandidoi si deputetë

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin dhe gazetarin Erl Murati rezultatet e hetimit për inceneratorët janë një fitore e opozitës. I ftuar në rubrikën “Opinion” Murati u shpreh se Rama duhet të japë përgjigje për kandidimin e Bllakos dhe Kokës si deputetë ndërkohë që opozita i denonconte.

Lidhur me situatën në kampin blu, Murati u shpreh se nëse oferta është e vjetër, rinovimi i partisë është shumë i vështirë.

Kemi të bëjmë një çështje me interes publik ku janë hedhur shumë para fakti që kemi një lëvizje nga drejtësia kemi vullnet për ta zbardhur këtë çështje. Meritën për këtë ka faktori ndërkombëtar. Ne kemi parë që si ambasadat e ndryshme kanë mbajtur qëndrime të forta. Ka dy gjëra:

Ose Edi Rama me kandidimin e tyre ka ofruar mbrojtje politike ose i ka vlerësuar si figura që kanë më shumë kontribut se figura të tjera si Kodheli apo Majko duke u futur në lista të sigurta. Rama duhet të japë përgjigje se pse i kandidoi si deputetë.

Ndërkohë opozita po lufton se kush do të marrë meritat PD dhe LSI. Nuk është koha që ata të grinden se kush do të marrë dekoratën. Për herë të parë për inceneratorët ka folur Jorida Tabaku në vitin 2016. Është fitore e opozitës sepse ka vite që ngjiret dhe nuk e  dëgjonte askush.

Dy dosjet kryesore Tahirin dhe Kokën ne kemi parë një investim të faktorit ndërkombëtar. Është ende herët që të flasim për një pavarësi totale të sistemit të drejtësisë.

Ka nevojë për një ofertë politike të pastër. Nuk ka nevojë të vijë një shenjtor, me ofertë politike me program qeverisëse. Nëse oferta është e vjetër elektorati do ta ketë të vështirë të rinivojë veten.  Topi është në anën e opozitës. Kemi një opozitë të përçarë. Lajmi i mirë për opozitën është se ka 3 vite kohë që të rikthejë besimin dhe të qeverisë. Lidershipi i opozitës është kujdesur për karrigen e tij. Kemi parë që në momentet që flasim në PD po hiqen blindet. Flasim për thirrjen e faktorëve të rinj politikë.

Zjarr Tv Ad