Gazetari i njohur shpërthen ndaj Lulzim Bashës:Çfarë vule kërkon?

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Roland Qafoku e konsideron të turpshëm faktin që ish-kryedemokrati, Lulzim Basha kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike. Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se Basha nuk ka vota dhe mbështetje brenda Partisë Demokratike.

Sipas Qafokut, Basha duhet të mbarojë mandatit e deputetit dhe të largohet nga skena politike.

“Ja e fitoi Lulzim Basha? Lulzim Basha e ka të sigurtë çdo humbje pastaj, çfarë lidhje ka? Nëse e ka Berisha, Berisha ka më shumë vota sesa Basha, por jo votat e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Prandaj them që nuk ka më vlerë. Unë mendoj që ata që lidhen mbas gjykatës, janë ata që kanë më pak influencë dhe vota në Partinë Demokratike.

Interesi më i madh për opozitën dhe Partinë Demokratike, është që ajo të jetë e pajtuar dhe e bashkuar, jo thjesht kush kap vulën. Ja e kapi vulën Basha, çfarë do bëjë Basha me atë vulën? Bashën nuk e votojnë në shtëpinë e vet, ta votojnë shqiptarët. E ndriti me 9 vjet që drejtoi Partinë Demokratike. Basha duhet të dalë nga skena fare, të mbarojë atë mandat, të marrë ato rrogat dhe të ikë në Holandë. Kjo është e turpshme”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad