Gazetari Kikia: Jam rrahur nga agjentët e SHIK për një shkrim, nuk i kishte pëlqyer prokurorit të Tiranës

0
510
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia thotë se media dikur ishte nën presionin e pushtetit, por kishte më shumë vlerë pasi ishte vetë pushtet, ndërsa sot është vetëm biznes.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Kikia kujtoi se edhe vetë si gazetar ishte rrahur nga agjentët e SHIK, sepse një prokurori në Tiranë nuk i kishte pëlqyer shkrimi i tij.

“Kishte presion nga pushteti, dhunë. Personalisht jam rrahur nga njerëz të pushtetit, nga agjentë të SHIK-ut. Kam qenë bashkë me kolegun Afred Peza, jam ndaluar, jam arrestuar.

Kisha bërë një shkrim që s’i kishte pëlqyer prokurorit të Tiranës që kishte dhënë urdhër: merreni, arrestojeni. Por në këto kushte presioni, media kishte më shumë vlerë; ishte pushtet, sot është vetëm biznes”, është shprehur gazetari Mentor Kikia.

Zjarr Tv Ad