Gazetari nga Tetova vjen të pushojë në Golem, “vë duart në kokë”: Na duhet kurs se si të bëhen pushimet në det

0
371
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari shqiptar nga Tetova, Dashnim Hebibi, është duke kaluar pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

Ai është përballur me një peisazh të trishtë të bregdetit tonë dhe këtë s’ ka nguruar ta tregojë në rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në “Facebook” Hebibi ka postuar cigaret e hedhura përtok, farat, shishet e pijeve, lëvoret e bananeve, të cilët gjendet në të gjithë plazhin.

I revoltuar ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajnë pasurinë që kanë ose në të kundërt t’ i nënshtrohen një kursi që të mësojnë se si bëhen pushimet në net, pasi ashtu si dhe gazetari e thekson është vërtet i nevojshëm.

“Na duhet një kurs, se si ti kalojmë pushimet verore në deti? Nuk është keq me u organizu! Idea nuk është e keqe i bënë mirë detit!

Deri kur me gërdi? Cigare, fara luledielli, letra të ndryshme, shishe të pijeve, lëvore të bananeve, fara të qershive etj, në rërën e detit e besa edhe në deti. O milet, ta ruajmë këtë pasuri, që na ka fal zoti! Po habiten edhe turistët e huaj. Trishtim e pislliqe! Deri kur kështu? Nuk është turp mos me dit, por duhet me u mësu, se si bëhet deti dhe jo me e dëmtu detin dhe pushuesit! Sinqerisht, nuk na bënë puna! E si deti jonë nuk ka. Gjithandej shkova, por në Shqipëri kënaqem. Ata tipa, duhet dënuar! Nga zemra e plast për disa, që nuk kanë ndërgjegje… Definitiv na duhet një kurs se si bëhet pushimi në deti!” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad