Gazetari: Prej Ramës, Shqipëria rrezikon një tjetër gjobë 150 milionë euroshe

0
286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar sot edhe një gjobë tjetër që pritet ti vijë Shqipërisë për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Tomorri shkruan në Facebook se një kompani austriake ka hedhur në Gjykatën e Arbitrazhit Shqipërinë, për shkak të anulimit të një projekti termocentrali në Korçë.

Sipas gazetarit, këtë projekt e kishte miratuar Damian Gjiknuri, por e ka anuluar Belinda Balluku.

‘Tani paska dalë një arbitrazh tjetër 150 milionë euro. Prapë me ministrinë e Energjisë. Këtë herë qenka një termocentral 500 milionë euro andej nga Korça, që paska lindur si ide nga 2017-2018.

Ky termocentrali nuk u mor vesh kur u propozua, kur u miratua, kur u shpall investim strategjik dhe kur u anulua. Por austriaku tani thotë se qeveria shqiptare më ka bërë dëm 150 milionë euro.

Damiani mirato projekte, Belinda anulo. Populli ha çomanget nëpër arbitrazhe’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

Zjarr Tv Ad