Gazetari publikon foton e selisë së PD: A do hetojë SPAK Bashën dhe Bardhin?! Kush është gjenerali që pagoi 72.000 euro për kamera e dyer të blinduara

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Bejdo Malo, publikon një foto të selisë së PD tani që ajo i është nënshtruar procesit të “çblindimit” dhe pyet nëse SPAK do të hetojë kryetarin e dorëhequr Lulzim Basha dhe sekretarin Gazment Bardhi.

“A do hetojë SPAK-ku ndërtimin pa leje me në vlerën 40 mijë euro hekur dhe 32 mijë euro kamera të selisë së PD, nga dyshja Lulëzim Basha, Gaz Bardhi. Të 72 mijë eurot janë pagesa të bëra nga një gjeneral pjesë e strukturave të kësaj partie”, shkruan ndër të tjera Malo.

Shënimi i plotë i gazetarit:

A do hetojë SPAK-ku ndërtimin pa leje me në vlerën 40 mijë euro hekur dhe 32 mijë euro kamera të selisë së PD, nga dyshja Lulëzim Basha, Gaz Bardhi. Të 72 mijë eurot janë pagesa të bëra nga një gjeneral pjesë e strukturave të kësaj partie. Pothuajse të gjithë gjeneralët si dhe  disa ish-shefa shtabi të përgjithshëm të FA, e viteve 1998-2022, janë involvuar në politikë.

Disa ministra. Disa deputetë e të tjerët prefektë, disa të tjerë drejtorë të rëndësishëm në shtet me të drejtë firme për tendera disa miliona dollarë, apo për kolonelë drejtorë burgjesh. Ky mililitarizim  i politikës arrin kulmin me donacionet që japin këta syresh për politikën.

Kujtojmë se s’jemi juntë. A do ta zbardhë SPAK-u të vërtetën, për formularin e këtyre gjeneralëve, si ushtarakë, si ministra, si prefektë dhe si deputetë, dhe si drejtota për ti dhënë fund akuzave jo zyrtare që qarkullojnë ndaj tyre për pasuri të mëdha dhe për donacione në politikë.

Zjarr Tv Ad