Edhe sot Edi Rama e sulmoi popullin që është ngritur në protesta kundër tij dhe çmimeve të çmendura që kanë përfshirë Shqipërinë.
Reagimet kundër Ramës kanë qenë të shumta, sidomos për justifikimet e tij dhe arsyetimet që ai ka dhënë për rritjen e çmimeve. Për gazetarin Enton Abilekaj, sot Edi Rama është spekulanti më i madh në treg.
‘Ka 10 ditë që nuk importojmë asnjë kilovat energji, ndërsa Edi Rama për herë të tretë sot gënjeu se blen energji me 61 leke kw/h.
Atëhere pse po rriten çmimet e ushqimeve që përpunohen në vend? Ku shkojnë të ardhurat shtesë nga tvsh 20 % e çmimit të rritur të naftës? Shkojnë në buxhet që të bëhen rrugë të arta, me 20 milionë euro?
Spekulanti më i madh në treg sot është Edi Rama. Pa ikur ai nuk ka ulje çmimesh’, shkruan Enton Abilekaj.