Gazetari/ Samiti i Diasporës, tallje mendere si serialet turke

0
48

Sot ishte dita e dyte e Samitit të Diasporës ndërkohë që është parashikuar se do të zgjaseë deri me datë 2 mars por reagimet rreth këtij aktiviteti kanë qenë të ndryshme, pjesë e të cilëve është bërë edhe gazetari që jeton në Amerikë, Flamur Vezaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se emigrantët që morën pjesë në Samitin e parë, në këtë të fundit e gjetën vendin me një sërë organesh dhe institucionesh shtetërore që nuk funksionojnë. Sipas tij, ky Samit është një propagandë dhe tallje që ju ngjan telenovelave turke për të cilin askush nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka arritur.

Reagimi i plotë:

Samiti II i Diaspores!?
##
Teater, propagande, lojra fjalesh dhe ne fund tallje mendere! 
Po si nuk i vjen turp ketyre organizatoreve! A ka njeri te me tregoje fillimisht se cfare eshte arritur nga Samiti i pare dhe qe duhet te behet i dyti !?? Pastaj kush me gjen nje person nga pjesemarrasit ne kete “samit” qe nuk ka ik nga Shqiperia per shkak te kushteve te keqija qe ka prodhuar po kjo politike propagandistike ne Shqiperi nga e cila cdo dite njerezit po detyrohen te ikin! 

#Cfare po synohet me Samitin e II?! Cili eshte qellimi, per ti fol per Flamurin apo per ti kerku te kthehen ne Shqiperi ku cdo dite po boshatiset! Apo ndoshta gjate ketyre diteve ndonje sekser i pushtetit do mundohet te bind ndonjerin prej biznesmeneve shqiptare te suksesshem jashte Shqiperise te investojne ne vend! Po ku ne cilin vend, aty ku nuk ka siguri per biznesin, aty ku me pare te vjen krimineli per te vjele “taksen” se taksidari apo per te zgjidh nje problem pronesie duhet te kontnraktosh nje kriminel qe bene punen e “permbaruesit” pa letra! Ku te investoj, aty ku ish-Ministri i Brendshem akuzohet per trafik droge ne kuader te organizates kriminale!?? Apo te konkurojne ne ndertimin e rrugeve me 20 milion per 1 km…apo duhet te rendise arsyet e tjera qe mbeta pa i renditur ne 51 arsyet e fundit, se pse po ikin njerezit nga Shqiperia! 

#Por edhe pjesemarresit e diaspores ne Samitin e dyte, si e gjeten Shqiperine!? Me keq se ne Samitin e pare, ku tashme parlamenti nuk ka opozite, mijera protestues po dalin ne rruge cdo jave dhe po helmohen nga gazilotsjelles, te njejtat akuza kunder akuza te politikaneve mes tyre prej vitesh, nje Shqiperi pa Gjykate Kushtetuese e te Larte, nje Shqiperi me prokurore te perkoheshem, nje Shqiperi qe po synon reformimin e sistemit te drejtesise duke selektuar prokuroret e gjyqtaret sipas interesave partiake, nje Shqiperi ku polici nuk vishet si duhet dhe nuk paguhet per oret shtese, nje Shqiperi ku shendetesia eshte hajt se folim e ekonomia ka arritur nje borxh gati 70 % te Produktit te Brendshem Bruto! E shume e shume te tjerave!
#Ja pra pse mendoj se ky SHOW model telenovele turke po vazhdon edhe pse jam i bindur se perseri edhe ne kete Samitin do te perseritet premtimi se do te krijohen kushtet qe diaspora te ushtroj te drejten e votes! 
#Suksese_pjesemarresve#