Gazetari: SPAK të marrë Berishën, Metën e Ramën dhe t’i çojë te vendi, vetëm atëherë shpëton Shqipëria

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur mbrëmjen e sotme se vetëm nëse politikanët kryesorë të vendit sot, i merr Prokuroria Speciale SPAK dhe “i çon te vendi”, vetëm ashtu do të shpëtojë Shqipëria.

Sipas tij, vetëm kështu njerëzit do të jenë të relaksuar dhe prokuroria do të veprojë, por nëse organi i akuzës mbetet tek presioni politik nuk ka çfarë të bëjë.

“Po këta duhen marrë grup bashkë me nja 3 furgon dhe të shkojnë atje tek vendi dhe ta shohësh Shqipërinë nesër se si do të jenë njerëzit të relaksuar dhe prokuroria do të veprojë. Por nëse prokuroria mbetet tek presioni, nuk ka çfarë të bëjë.

Del Balla dhe del burrë i mirë, del ilir Meta dhe thotë se është burrë i mirë dhe këta të tjerët nuk janë të mirë. Këtu të gjithë janë të zhargavitur. Të gjithë njëlloj janë, më keq se keq. Të hetohen dhe kush del i pafajshëm dhe të vazhdojnë karrierën”, tha Denis Dyrnjaja në emisionin Ora e Betit.

Zjarr Tv Ad