Gazetari Edvin Parruca me anë të një videoje në Facebook bën thirrje për bojkot të transportit urban në kryeqytet.
Në gjykimin e tij, pretendimi se janë duke falimentuar është në fakt një kërcënim për t’i marrë qytetarëve më shumë lekë.
“Nga bashkia nuk presim gjë, duhet të mbrohemi vetë,” thotë ai.
Më tej shton se transporti urban ka marrë kontrata me fitim të sigurtë sepse nuk është zhvilluar asnjë garë.
Postimi i plotë:
“Transporti urban duhet bojkotuar fare!
Po na kercenojne qe te na marrin me shume leke, se qenkan duke falimentuar?
Hajde t’i falimentojme direkt pra, te mos hipe askush ne autobus.
Nga bashkia nuk presim gje, duhet te mbrohemi vete.
Kane marre kontrata me fitim te sigurte me leke e presion (se s’mbaj mend te jete bere gare) edhe tani vijojne me presion? Nuk jane biznes, jane kartel.
Mos merr autobus, falimentoji!
Terrorit i pergjigjemi me terror!”