Gazetari zbërthen skemën/ Kush po e merr Butrintin

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Kush po e merr Butrintin?

Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar nga studio ligjore Tashko dhe Pustina. Ministria e Kultures thote ne ralacionin zyrtar se studio “Tashko dhe Pustina” e hartoi marreveshjen sipas nje kontrate sponsorizimi te lidhur ne vitin 2020.

Flonja Borici, pronarja e studios “Tashko-Pustina” pasi hartoi marreveshjen dhe pasi shkroi projektligjin qe ja jep Butrintin fondacionit te ngritur per kete qellim, papritur eshte emeruar ne Bordin e Drejtoreve te Fondacionit. Bordi ka 5 persona ne perberje dhe do te kushtoje 140 mije dollare ne vit.

Pra zonja Borici, e cila beri ligjin per t’ia kaluar parkun e Butrinit fondacionit te ngritur per kete qellim, do te marre 28 mije euro ne vit nga fondacioni. Marshallah kontrata e sponsorizimit. Por kjo eshte vetem antipasta.

Bordi emeron aparatin ekzekutiv qe do te menaxhoje Parkun dhe ka vendimarrjen kyce ne aspektin financiar. Pra keta miratojne investimet, shpenzimet e tjera dhe mbi te gjitha do te vendosin se si do te shpenzohen te ardhurat qe do te gjenerohen nga parku.

Ne planin e biznesit shkruajne se bileta per te hyre ne Park do jete nga 7 deri ne 11 dollare per vizitor, por Bordi ka tager qe ta indeksoje ate sipas inflacionit. Pra ta rrise deri ne 30 per qind me shume akoma. Para e madhe. Te kushton me lire te hysh ne muzeun e Uffizit ne Firence.

Tani nese une bej nje ligj qe kalimi ne rrugen Tirane-Durres te behet me pagese dhe te ardhurat te menaxhohen nga nje Fondacion ku une te jem drejtor, ma pranon qeveria kete? Se kete ka bere ne rastin e Butrintit.

Ka dhe disa pyetje te tjera?

1-A ka qene studioja “Tashko dhe Pustina” studioja ligjore e inceneratoreve?

2- A ka derguar studioja “Tashko dhe Pustina” shkresa zyrtare per nderprerjen e kontratave tek kompanite furnitore te inceneratoreve, ne emer te ketyre te fundit?

3-A ka ankesa nga furnitoret e huaj, te cilit Klodian Zoto i ka lene pa paguar per studion ligjore “Tashko dhe Pustina” prane administratorit shteteror qe menaxhon sot kompanine e sekuestruar te Klodian Zotos?

4- Dhe me e rendesishmja. A ka qene studio ligjore “Tashko dhe Pustina” pjese e negocimit te kontrates se inceneratorit te Tiranes me Bashkine e Tiranes apo atyre te Fierit dhe Elbasanit me bashkite respektive? Dhe nese po, a do te sjelle kjo studio ne Parkun e Butrintit te njejten eksperience pozitive ne mbrojtjen e interesit publik ashtu si eksperienca impresionuese e inceneratoreve? Une i di pergjigjet e ketyre, por eshte qeveria qe duhet te beje transparence per qytetaret.

Zjarr Tv Ad