Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga arrestimi i sotëm i nipit të deputetit socialist Ramazan Rraja. Hoxha shkruan se ai kishte shtruar iftar me një grup besimtarësh.
Postimi
Forcat speciale sapo kanë arrestuar personin e shpallur ne kerkim Ramazan Rrahja, rreth ores 19:45 minuta. Ramazan Rrahja, nipi i deputetit socialist ne zonen e Fushe Krujes, Rrahman Rrahja, u ndalua ndersa ishte duke konsumuar darken e iftarit me nje grup besimtaresh muslimane ne nje lokal prane Ures se Gjoles.
Pas nje informacioni te marre ne rruge operative, nje numer i madh i forcave speciale nga Tirana kane rrethuar lokalin qe ndodhet ne krahun e majte te rruges nacionale Vore – Fushe Kruje. Me pas ato kane ndërhyre duke arrestuar pa rezistence shtetasin Ramazan Rraja, shkruan gazetari.