Gazetarja britanike Alice Taylor, e cila jeton në Shqipëri, ka folur për nismën e saj për dokumentin e etiketimeve fyese, që Kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë bërë në dy vitet e fundit, ku deri më tani janë dokumentuar 59 të tilla.
Gazetarja thote për Syri Tv, se nuk është e vërtetë ajo që thotë Kryeministri Rama, i cili pretendon se nuk ka fyer gazetarët. Ajo madje shprehet se ka gjetur plot 59 ofendime që Rama u ka bërë gazetarëve, ndër të cilët, parazitë, kokëboshë, qenër.
Pjese nga fjala e Taylor
Unë kam punuar edhe në vende të tjera si gazetare kam parë gjëra të ngjashme, fushata të ngjashme të ndërrmara ndaj gazetarëve nga persona që kontrollohen nga politikanët. Unë kam privilegjin sepse jam britanike dhe kam mundur të vlerësoj se situata që duhet ta durojnë disa gazetarë shqiptarë për shkak të pasojë dhe unë i kuptoj ata.
Por unë doja të tregoja që nuk keni pse i duroni këto sjellje dhe ka plot organizata të tjera që mund t’ju ndihmojnë. Mendoj se ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje dhe ka një kujtesë të keqe sepse dy vitet e fundit kam hartuar një listë të 59 fyerjeve që janë përdorur drejtëpërdrejt ndaj gazetarëve.
Dhe këtu mund të kujtoj disa: Parazitë, antiqeveritarë, armiq të shtetit, të shpifur, thashethemexhinj, kokëbosh, i ka quajtuar gazetarët kokëbosh, qenër, helmues. Të mos harrojmë edhe akuzat ligjore të organizuara nga qeveria e tij kundër punonjësve të medias. Apo edhe ligjin antishpifje Megjithëse ai thotë që nuk kam fyer kurrë gazetarët, ai është duke gënjyer dhe ka plot prova që e vërtetojnë atë.