Gazetarja e mediumit amerikan CNN, Clarissa Ward, po raporton direkt për ngjarjet e fundit live nga Kabuli.
Ward e cila tashmë në raportimet e saj mund të shihet vetëm me hixhab, ka deklaruar se talibanët po thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por përkundër kësaj, ajo thotë se janë të shoqërueshëm.
“Ata po thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por në të njëjtën kohë po duken të shoqërueshëm”, ka deklaruar Ward në një prej raportimeve.
Ndryshe, Ward është parë me mbulesë në lidhjet direkte në CNN, derisa po raporton për situatën në Kabul, pasi talibanët kanë pushtuar Afganistanin.
Ajo po ashtu ka publikuar fotografi nga Kabuli, ku shihet e rrethuar me talibanë.
Ndërkohë, talibanët kanë pretenduar fitoren në Afganistan, më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
🚨 | NEW: CNN reporter on the Taliban takeover in Afghanistan: “They’re just chanting ‘Death to America,’ but they seem friendly at the same time.”
— Politics For All (@PoliticsForAlI) August 16, 2021