E ftuar në Podcastin “M’kujto” te Cenkuela Hasës, gazetarja Aida Topalli rrëfeu vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar në fushën e kronikës së zezë. Ajo tha se ishte kërcënuar nga të afërm të Ervis Martinajt, ndërsa tregoi edhe disa anë të errëta të botës së krimit dhe personazhe të njohur të lidhur me ta.
“Fola në një intervistë për Ervis Martinajn, i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Pak orë pasi dola nga studioja më telefonon motra e tij dhe më thotë: “Si përmend t’i vëllain tim”. Në fillim e nisi butë, por më pas më kërcënoi dhe ofendoi. I thashë nuk mund të ndërhyni në punën time, mund t’i drejtohesh institucioneve nëse pretendon për shpifje. Sot e kanë shumë të lehtë të na gjejnë e na marrin pa pikën e problemit.”- u shpreh gazetarja.