Gazetarja: Gafa me Uniformat e Policisë në ceremoninë e drejtorit të ri, SPAK të reagojë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka bërë një vërejtje interesante në ceremoninë e betimit të drejtorit të ri të policisë së shtetit, Gledis Nano. Ai thotë se uniforma e Nanos dhe paraardhësit të tij në këtë detyrë Ardi Veliu, nuk është e njëjtë edhe pse bëhet fjalë për drejtues policie të të njëjtit nivel.

“Tek kapelja e njërit kordoni më i gjerë dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i lartë, kordoni me i hollë. Streha e kapelës po ashtu ndryshe çdonjëra. Kordoni i krahut në dy kahe të ndryshme. E katërta, stema e policisë në xhepin e majtë dhe e pesta stema në xhepin e djathtë” – vëren gazetarja që shton se kjo është një tjetër provë e korrupsionit me uniformat e policisë. “Korrupsioni dallohet edhe kështu, në një ceremoni, ku uniforma e një zyrtari të lartë të Policisë nuk i ngjan tjetrit. Kjo është një provë që duhet ta rizgjojë SPAK, të rihapë letrat e skandalit të tenderit të uniformave të policisë dhe të mos mjaftohet me firma nëpunësish që aprovuan tenderin disa milionsh”, – shkruan Hoxha.

KOMENTI I PLOTË

“Poliforma… Duhet te ishte uniforme. Por eshte poliforme. Fatkeqesisht. Te dy ata, njeri qe iku dhe tjetri qe mori drejtimin e Policise se Shtetit mbanin veshur poliformën e policisë se shtetit. Te paunifikuar. Dikush duhet te akuzohet penalisht para drejtesise per vjedhjen me tenderin e uniformave te policise dhe ata nuk jane vetem disa specialiste periferike. Nese duhen prova, ja cilat jane: Dy uniforma te ndryshme qe sipas ligjit duhet te ishin njesoj. Me 5 ndryshime qe me rastin e kesaj ceremonie te rendesishme ku u prezantua lideri i ri Z. Gledis Nano dallohet qe nga ornamentet e kapeles. Tek kapelja e njerit kordoni me i gjere dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i larte, kordoni me i holle. Streha e kapeles po ashtu ndryshe cdonjera. Kordoni i krahut ne dy kahe te ndryshme. E katera, stema e policise ne xhepin e majte dhe e pesta stema ne xhepin e djathte. Kjo ceremoni na sherbeu dhe njehere te kuptojme se korrupsioni nuk zbulohet vetem duke i kapur në flagrancë te korruptuarit teksa janë duke marre valixhet me para.

Korrupsioni dallohet edhe keshtu, ne nje ceremoni , ku uniforma e nje zyrtari te larte te Policise nuk i ngjan tjetrit. Kjo eshte nje prove qe duhet ta rizgjoje SPAK , te rihape letrat e skandalit te tenderit te uniformave te policise dhe te mos mjaftohet me firma nepunesish qe aprovuan tenderin disa milionesh . Mbas kesaj ceremonie ku qartazi nuk dime me se cila eshte uniforma e sakte e policise se shtetit , dhe kesaj radhe nuk behet fjale per police rrugore as te rolit baze, Por per zyrtaret me te larte te saj qe te perbashket ne uniforme kishin vetem ngjyren dhe kopsat e xhaketes. SPAK te rihape letrat. Te shfletoje shkresurinat, te tejkaloje anetaret e KVO qe u perfshine ne tenderin e unformave te Policise se Shtetit dhe te shkoje lart. Ashtu si duhet te hetohen tenderat e automjeteve te RENEAS, me te cilet oficeret e specialeve udhetojne ne aksione te ngarkuar ne automjete te pershtatur vetem sepse dikush duhet te fitonte edhe dhjamin e pleshtit. Ashtu si duhet te shikoje tenderin per rikonstruksionin e Akademise se Sigurise.

Dhe ne mos u befte kjo, te shkruhet nje ligj ku mos te ‘peshkohen” vetem nepunes periferike qe u binden shefave ne tendera. Por te jete me detyrim, ne cdo tender te firmose edhe titullari, eprori, ministri , drejtori i pergjithshem. Mjaft me delegime Jo me zyrtare policie te veshur me uniforme Policie te paunifikuar . Jo me police te keqveshur.
Ndryshe mos i kerkoni llogari atij policit ne rreshtore se e kishte neglizhuar solemnitetin e kapeles. As atij qe i eshte zberthyer nje kopse. Nje uniforme policie e vjedhur , quhet poliforme dhe kushdo qe e ka prekur solemnitetin me qellimin e paster per te fituar ne tendera dhe te perzgjedhur kryen nje krim . Ndaj kushdo qofte ai , duhet te shkoje ne burg”, shprehet gazetarja

 

 

 

Zjarr Tv Ad