Moderatorja e emisionit “Taqsk Force”, Sonila Meço, është pëfshirë në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përsa i përket statute të Partisë Demokratike. Sipas moderatores, PD ka ende të regjistruar në Gjykatë statutin e vitit 2018, por Bardhi e mohoi, duke thënë se në 17 korrik të këttij viti është miratuar statute i ri, megjithëse shtoi se nuk e mbante mend kur ky statut është regjistruar në Gjykatë.
Pjesë nga debati në studio
Gazment Bardhi: Për 4200 firmat duhet të ndiqeshin procedurat që parashikon statuti, dhe jo të kyçeshin në kasafortën e zotit Paloka. Kyçje do të thotë të mos ndjekësh procedurën. Jo në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Po flas me fjalët e Flamur Nokës, se si ndiqet në këtë rast procedura. Në PD, çdo kërkesë, nga institucionet, anëtarët e partisë, depozitohen në zyrën e protokollit të PD. Secila kërkesë regjistrohet në regjistrin dhe ruhet në arkivën e PD. Më pas i kalon për shqyrtim Kryesisë së PD. E parashikon statuti i vitit 2021, i regjistruar në Gjykatë.
Sonila Meço: Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë.
Gazment Bardhi: Është e pavërtetë.
Sonila Meço: Gjë e cila të gjithë këtë procedurë do ta bënte të dyshimtë, sepse shumica në Kryesi do të lëvizte në numra, kemi katër nënkryetarë dhe shumë sekretarë.
Gazment Bardhi: Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t’u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar. Gjatë periudhës që jam Sekretar i Përgjithshëm jam kujdesur për të depozituar kërkesë për të çuar statutin e ri. Ajo që është e vërtetë e pamohueshme, që rregullat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nuk kanë ndryshuar nga viti 2009.
Sonila Meço: Është statuti i 2018 apo i 2021?
Gazment Bardhi: Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t’u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike.
Bledian Koka: Kur e keni regjistruar?
Gazment Bardhi: Para disa muajsh, nuk e kujtoj shumë mirë, por nuk ka rëndësi kjo.
Bledian Koka: Jo, ka rëndësi sepse po flasim për ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën ju morët vendimin për shpalljen e Kuvendit. Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme.
Gazment Bardhi: Statuti i PD është i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD në 2021 dhe ka hyrë në fuqi ditën e miratimit. Të tjerat janë të panevojshme. Jemi përpara një situate të pastër dhe krejtësisht të padyshimtë. Me kërkesë të kryetarit të PD, siç e përcakton statuti i PD, Kryesia e partisë ka thirrur mbledhjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor. Gjatë këtyre dy muajve kemi patur një kërkesë të vazhdueshme nga një pjesë e vogël brenda PD, që të mblidhej Kuvendi i PD.