Gazetarja ‘vë me shpatulla pas muri’ Ahmetajn: Me çfarë keni ardhur në punë? Unë e lashë makinën në shtëpi, autobusët nuk i ndezin kondicionerët se kursejnë naftën

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se u diskutua në lidhje me efektet e krizës ekonomike që ka sjellë lufta në Ukrainë.

Teksa ai fliste për masat e ndërmarra nga qeveria, një prej gazetareve të pranishme në konferencë i kujtoi çmimin rekord të naftës, që shumë qytetarë i ka detyruar që të braktisin makinat, dhe të lëvizin me autobusë. Mirëpo në këta të fundit, kushtet janë skandaloze, me vonesa në stacion, dhe me mungesë të sistemit të ajrimit apo kondicionerave.

Natyrshëm gazetarja e pyeti numrin 2 të qeverisë nëse dhe vetë ai i ishte bashkuar thirrjeve për kursim të qeverisë, por Ahmetaj iu shmang një përgjigje konkrete.

Gazetarja: E kam lënë makinën dhe jam detyruar që të lëviz me autobus, ndërkohë që dhe këta të fundit i ka kapur kriza e naftës, dhe nuk ndezin kondicionerët. Ju me çfarë keni ardhur në punë sot? A keni shmangur lëvizjet me makinë?

Ahmetaj: Unë dua të ndaj me ju që qeveria ka menduar para disa muajsh për qytetarët, me ato paketa publike që janë në funksion, Shqipëria e ka inflacionin më të ulët se i gjithë rajoni, kjo ka të bëjë me mbështetjen që qeveria i ka dhënë qytetarëve.

Ju ftoj që ta shikoni të shikoni statistikën e rajonit. Është një krizë globale fatkeqësisht, që e ka gjenezën në Ukrainë, siç e shihni globalisht diskutimi është për sigurimin e rrugëve të furnizimit.

Po në këtë fazë ku gjithë kriza e preson tregun, ne do të vuajmë dhe pasojat e asaj krize, që nuk i dihet fundi. Qeveria mbi të gjitha është përgatitur që hap pas hapi të marrë masat e duhura.

Zjarr Tv Ad