Gazment Bardhi: Anëtarët e “Rithemelimit” nuk besojnë te Berisha, thonë se s’do rrijë më shumë se 6 muaj si kryetar i PD

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se në tavolinat e kafeneve, mbështetësit e Sali Berishës thonë se ish-kryeministri do të qëndrojë vetëm 6 muaj si kryetar i PD-së, për t’ia lënë postin një tjetri.

“Ne i kërkuam Bashës që të bënte një hap pas për interes të demokratëve sepse kanë nevojë të bashkohen, kurajo të cilën këta që i shkojnë pas Berishës, edhe pse e mendojnë dhe e thonë në tavolina se Berisha nuk është e ardhmja e PD. Ka prej tyre që thonë do ta marrë në fillim Berisha, do ta mbajë 6 muaj, 1 vit e më pas e do ik, por nuk guxojnë atë që mendojnë”, tha Bardhi në Ora News.

Sipas tij, duhet të testohet në çdo degë për të parë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike, teksa shtoi se nëse PD do të viojojë të mbetet e përçarë, atëherë do të jetë e dobësuar përballë Ramës.

“Ajo që treguan zgjedhjet e 6 marsit ishte se nëse konflikti i brendshëm brenda PD do të vijojë ashtu siç po vijon ne do ishim më të dobësuar përballë atij që kemi mision, kundër Ramës. Basha e bëri një hap pas për demokratët”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad