Gazment Bardhi: Dua të ftoj çdo anëtar të PD-së që mos të shqetësohet nga lajmet e rreme…

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi,dha detaje nga mbledhja që Basha zhvilloi sot me 71 krerët e degëve të kësaj partie, ku theksoi se:

“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me kolegjin e PD. I cili bëhet nga 71 kryetarë të degëve të partisë mbi organizmin e Kuvendit më 18 dhjetor, ora 11 në pallatin e Kongreseve.

Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, me përjashtim të 5 kryetarëve,pjesa tjetër konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell ky Kuvend i 18 dhjetorit.

Dua të ftoj çdo anëtar të PD-së që mos të shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe se ky kuvend do të jetë kuvendi i përjashtimit të demokratëve.

Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, aq delegatë që janë mbledhur, do të duhet të dorëzoheshin ë Sekretariatin e partisë.

Demokratët nuk duhet të përdoren si mish përtokë. PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad