Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Berishës: Burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën! Demokratët të mos i besojnë më, ai vetëm manipulon

0
664
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit me herët akuzoi Lulzim Bashën se e kishte shkatërruar vetë nga brenda zyrën e tij dhe më pas ia kishte hedhur fajin demokratëve.

Ai ka publikuar një video ku shihet se si disa persona qëllojnë me gurë drejt zyrës së tij, teksa thotë se Sali Berisha është shndërruar nga një burrë shteti në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën. Bardhi u bën thirrje demokratëve që të mos i bësojnë më Berishës, pasi ai vetëm i manipulon, ndërsa thotë se ish-kryeministri ka qëllim për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij.

Postimi i Gazment Bardhit:

Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën.

Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij.

Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!

Zjarr Tv Ad