Gazment Bardhi nxjerr videon, tregon emrin e politikanit që mbrojti Saimir Tahirin dhe paralajmëron arrestime të bujshme nga SPAK

0
1052
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua një ditë më parë me 3 vite e katër muaj burg. Në një postim në Facebook, Bardhi ka publikuar një video krah të cilës shkruan se Rama e ka mbrojtur sepse është edhe vetë i përfshirë në krime. Sipas Bardhit, kryeministri Rama ka qenë vetë garanti i kriminelëve të cilët i siguronin vota.

REAGIMI

Rama e mbrojti Tahirin sepse është vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Rama më kot shpreson të fitojë amnisti për  veten e vet. Tahiri është vetëm fillimi. Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.

Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij. PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.

Zjarr Tv Ad