Gazment Bardhi “padit edhe veten” në SPAK/ Nuk mbarojnë çudirat e Bashës

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar ka paditur sot në SPAK, dy deputetë dhe dy sekretarë të PD. Ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Menjëherë pas këtij nuk kanë vonuar reagimet për këtë lëvizje. Sipas aktivistit, Gjorg Kodra, nëse ka person që ka falsifikuar vulën e stampën është ai që ka përpiluar kallëzimin e dorëzuar në SPAK. Sipas të njëjtit, kjo nuk është e vetmja vepër penale në kallëzim.

Kodra shkruan në një status në rrjete sociale se Gazment Bardhi, hartuesi i kësaj padie ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë

“Në fakt nëse ka person që ka falsifikuar vulën e stampën është ai që ka përpiluar këtë kallëzim. Madje, kjo nuk është e vetmja vepër penale në këtë dokument. Gjithashtu deputeti Bardhi ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë dhe kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”, shkruan Kodra.

Zjarr Tv Ad