Deputeti i PD Gazment Bardhi, reagon pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti antiligjor vendimin e Gjykatës së Apelit. Shkalla e dytë e drejtësisë zgjodhi sot trupën gjykuese që do të vendosë fatin e Partisë Demokratike.
Bardhi thotë se Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë dhe të lejojë bashkimin e demokratëve. “Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij”, shkruan deputeti i PD ndër të tjera.
Shënimi i plotë i Gazment Bardhit:
Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.
Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.