Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vizituar disa pensionistë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, njëri prej pensionistëve është shprehur se; gjatë kohës që ish-kryeministri Berisha ishte në pushtet, qytetarët hanin mish, ndërsa tashmë as nuk e shohin atë.
“Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e Berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”- ka theksuar pensionisti.
Gjithashtu, të moshurati kanë theksuar se; me situatën e pandemisë janë rrënuar ekonomikisht.
“Kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori COVID” – u shpreh një pensioniste, e cila tha se kishin harxhuar “300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.