Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me zyrtaren amerikane, Karen Donfried e cila ndodhej për një vizitë zyrtare sot në Tiranë.
Përmes një postimi në Tëitter, Bardhi ka ndarë detaje nga ajo çfarë u diskutua me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA.
“Kënaqësi të takonim sot Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.