Gazment Bardhi zgjidhet në krye të grupit të PD, reagimi i Agron Gjekmarkajt nuk duhet humbur

0
441
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e një pjese të deputetëve të PD, për të zgjedhur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Deputeti, i cili nuk ishte pjesë e mbledhjes dhe kësaj vendimmarrjeje shpjegoi arsyet e mungesës,ndërsa tha se partia e konsideruar si fraksioni i “Vulës” nuk kishte ngut që të caktonte menjëherë sot postet e reja.

Gjekmarkaj u shpreh se PD duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet nga asnjëri prej tyre.

“Në fakt nuk isha në këtë mbledhje për arsye objektive dhe subjektive. Jam duke udhëtuar jashtë Tirane. Ka të bëjë me perceptimet që ka të bëjë me ngjarjen. Kam respekt për Bardhin, por besoj se nuk kishte aq ngut ajo që konsiderohet partia e vulës, për të caktuar postet e reja kur mendoj se i duhej dhënë kohë edhe palës tjetër që të reflektonte. Njeriu duhet t’i krijojë vetes shpresë që të gjenden ura komunikimi që PD të mos shkojë drejt një rruge vrastare.

Nuk dua ta cenoj emrin tim me funeralin e Partisë Demokratike. Të jemi i distancuar qoftë nga Foltorja, qoftë nga Vula. Bashkëbisedimi mes palëve është i domosdoshëm. Po ta kisha një recetë e çoja. Sadopak shpresoj të dëgjohem ndonëse në këtë rast kam bindjen që nuk do të dëgjohem. Vendi ka nevojë për një opozitë të re të konceptuar ndryshe. Bashkimi është një kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Ka nevojë të përcaktojë cilat janë horizontet e saj. Si kjo parti duhet të plotësohet për t’u bërë alternativë qeverisëse. Duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës.

Edhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha. Shqipërisë dhe Partisë Demokratike nuk i mungojnë burrat dhe gratë. Atë do e përcaktonte gara. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të ishte. Druaj që Berisha do mbetet në pozicionet e veta po kaq druaj që Lulzim Basha do të kthehet. Kjo do të çojë përfundimisht në ndarje dhe do të jetë e pafalshme”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad