‘Gazzetta dello Sport’, Strakosha shpallet më i miri i javës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është Thomas Strakosha fitues i anketës së futbollistit të javës të moshës nën 23 vjeç, e cila organizohet nga e famshmja “Gazzetta dello Sport”. Portieri shqiptar i Lazios ishte protagonist me pritjet e tij në fitoren 3-0 në derbin me Romën.

“Gardiani” kuqezi fitoi konkurrencën e Jeremie Bogas të Sassuolos (bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Milanit) dhe të Ignacio Pussettos të Udineses.

Pritjet e Strakoshës i kanë bindur lexuesit se është edhe meritë e tij që Lazio arriti një fitore të thellë në derbi, duke e ruajtur të paprekur portën. Dy janë momentet vendimtare ku spikati Strakosha: në reagimin e tij ndaj goditjes së Edin Dzekos dhe kur arriti të devijonte trajektoren e jashtëzakonshme të Florenzit.

 

 

Zjarr Tv Ad