Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Genc Pollo, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, duke zbuluar arsyet pse nuk kandidoi, në zgjedhjet e 25 priilit.
Pollo thotë se; mundësitë e rrethanat e ofruara, nuk i gjykoi të përshtatshme teksa i uron PD-së dhe aleatëve që të realizojnë në 25 prill, rotacionin politik që sipas tij mbetet i domosdoshëm.
“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.
Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, kështu shkruan Genc Pollo.