Genc Pollo: ‘Primaret’ e PD, mundësia e vetme për të nxjerrë një kandidat unik në 6 mars

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga sot, Komisioni i Rithemelimit i hap udhë përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo tha në MCN TV se shkuarja me primare në zgjedhje është materializimi i asaj që u premtua dhe vendos nga Kuvendi Kombëtar i PD në 11 dhjetor.

Ai tha se përzgjedhja e këtyre kandidatëve nuk ka nevojë të mbështeten te Komisioni i Rithemelimit, pasi sipas tij do të përjashtohen ata me precedentë penalë, ndërsa të tjerët do i nënshtrohen votimit.

Ndër të tjera ai theksoi se një negocim me Lulzim Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit, ndërsa theksoi se primaret janë mundësia e vetme për të nxjerrë një kandidat unik.

Pjesë nga intervista

Z. Pollo, pse vendosët të shkoni me primare, një ide e rrahur shpesh tek demokratët, por asnjëherë e zbatuar?

Është materializimi i asaj që u premtua dhe u vendos në kuvendin e 11 dhjetorit. Është zhvillim interesant për partitë, është një mënyrë e testuar në vendet me përvojë të gjatë demokratike dhe do testohet për herë të parë nga PD këtu. Ka disa mënyra për tu regjistruar me vetëpropozim që përfundojnë sot dhe në 30 janar kemi përfundimin e anëtarësisë.

Është diçka që partitë e tjera mund ta ndjekin në të ardhmen dhe është një kartë më shumë për të qenë e suksesshme në garën e 6 bashkive.

Ka patur sinjale për Durrësin, mund të ketë bashkëpunim mes Komisionit dhe PD, për të shkuar në një kandidat të përbashkët…

Takimi i vetëm është kutia e votimit. Kandidatët demokratë pa bërë dallimin ku janë dhe me kë janë mund të paraqiten dhe të votohen nga demokratët madje dhe simpatizantët, kjo do i forcojë kartat e tyre, staturën e tyre në garë për 6 marsin. Ky është i vetmi takim, takime të tjera kam përshtypjen janë lajme të nxituara që nuk kanë një bazë, ajo që mund ti bashkojë demokratët ose gjithë opozitën janë këto primare. E them këtë dhe kjo duhet të japë një model më të suksesshëm.

Nuk ka nevojë që kandidatët të mbështeten nga komisioni rithemelimit, do përjashtohen ata me precedentë penalë të tjerët do i nënshtrohen votimit me primare.

Negocimi me Lul Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit. Për të nxjerr një kandidat unik janë primaret, çdo kandidat demokratë i nënshtrohet primareve. Një emër që merr shumicën e votave në primare automatikisht është kandidati për zgjedhjet. Do ketë një modalitet teknik por ai do marrë vulën e anëtarësisë.

Është deklaruar se jeni në prag të finalizimit të një marrëveshje bashkëpunimi me LSI. Çfarë do ketë kjo marrëveshje konkretisht?

Mendoj se bisedat e kampit opozitar janë të rëndësishme, synimi për të dalë me një kandidat të vetëm është i rëndësishëm sepse nuk kemi kohë për vota të humbura. Por e reja dhe e rëndësishme në këtë rast është primarja nga të cilat do të dalin kandidatët.

Nga ana tjetër kryesocialisti Edi Rama foli sot për një emër të ri për President të Republikës, deri në prill. Si e shihni ju këtë lëvizje të shumicës?

Janë përpjekjet e Ramës për një debat që duhet të fillonte në fund të pranverës por kur kalojmë nga një skandal në një skandal, nga rrjedhja e të dhënave te një tjetër, këto janë çështjet reale.A

Zjarr Tv Ad