Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka sulmuar qeverinë në lidhje me situatën ku e ka çuar gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend. Përmes një postimi në facebook, numri 2 i LSI, shkruan se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë.
Në reagimin e tij Vasili ka publikuar dhe të dhënat e INSTAT për rënien e shifrave në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
POSTIMI I PLOTË:
Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres!
Rilindja qe jep 60 milion euro shtese per Rrugen Kardhiq- Delvine dhe qe jep tenderin me 99% per rruget e jugut nuk ka leke per bujqesine shqiptare.
Dhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare. Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne
Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:
1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind
2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind
3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind
4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.
Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare.