Ish-ministri dhe analisti i njohur Ylli Manjani, nuk është përmbajtur në deklaratat e tij mbrëmjen e sotme, për ambasadoren Yuri Kim, pas ngjarjes që ndodhi në kampin e muxhahedinëve në Manëz.
I ftuar në Syri TV, Manjani ka bërë një paralelizëm me rastin e refugjatëve që erdhën nga Afganistani në Shqipëri dhe muxhahedinët që u pranuan vite më parë nga qeveria shqiptare, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Si është e mundur mor burrë, ky vend me të gjitha të mirat e mundshme. Ne përpiqemi të ndërtojmë çdo gjë për të joshur ndonjë turist, shkojmë dhe e mbushim me magazina refugjatësh. Si është e mundur mor burrë, që qeveria jonë dilka flamurtare e çdo gjëje.
Po prit se ka ndodh me afganistanasit e njëjta gjë. A e mbani mend Yuri Kim, që na tha punë muajsh dhe do ikin?! Ku janë ata? Sa ka transferuar Yuri Kim?! Gënjeshtarja, palaço grua! Ka gënjyer hapur popullin shqiptar”, u shpreh Ylli Manjani.