Gënjeshtër e trashë e KQZ me pjesëmarrjen! 12% ishte kur kandidonin dy aleanca!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Jorida Tabaku.

Sipas KQZ pjesëmarrja në orën 10, është 12%, ekzaktësisht sa në 2017, siç tregon dhe vetë faqja e KQZ. Gënjejnë dhe trashë, dhe kur numërojnë vetë, votojnë vetë, përsëri kanë nevojë të gënjejnë! Këtë përqindje e ka pasur vendi kur kandidonin dy aleanca të mëdha dhe një parti e tretë.

Këto nuk janë zgjedhje as votime. Punëtorë të administratës të detyruar për të shkuar në votime për të mos humbur vendin e punës!

Farsa vazhdon dhe do të jetë edhe më qesharake kur të na paraqesin një realitet tjetër. Shqiptarët po bojkotojnë ndërsa mazhoranca vazhdon të prodhojnë shifra nga fabrika e propagandës.

 

Zjarr Tv Ad