Gënjeshtra e Blendi Gonxhes, kompania e tij mori 150 mln nga inceneratori i Sharrës

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afera e inceneratorëve ka çuar në edhe SPAK kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Pas daljes nga prokuroria, në një prononcim për gazetarët, Gonxhe tha se thirrja e tij në SPAK nuk ka lidhje me detyrën që mban si kreu i DPSHTRR.

“Nuk ka lidhje DPSHTRR për këtë, isha për një verifikim, për një sqarim, nuk ka lidhje me detyrën tim. Është një çështje që është në hetim, nuk ka lidhje as me ministrinë, as me rrugët, është një çështje. Deklarova për një situatë që me pyetën që nuk ka lidhje dhe rëndësi. Unë jam këtu si Ben Gonxhja. Nuk ka lidhje me institucionin shtetëror, as me tendera”, tha Gonxhja, por pyetjes së gazetarët se cila ishte çështja për të cilën u thirr nga organi i akuzës, ai nuk e tregoi: “Nuk mund ta them”, u shpreh.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se arsyeja e thirrjes së tij në SPAK lidhet me milionat e fituara nga kompania e tij nga shoqëria koncesionare e landfillit të Sharrës.

Boldnews.al ka raportuar më herët se si kompania “Albarent” në pronësi të Drejtorit të Patentave, Blendi Gonxhe, ka marrë mbi 150 milionë lekë të vjetra nga shoqëria koncensionare e landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV”.

Gjatë periudhës 2019-2021, kompania off-shore që ka fituar kontratën 128 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, ka kryer mbi 70 pagesa në llogari të kompanisë së makinave me qera të Blendi Gonxhes.

Të dhënat konfirmohen nga dokumentet zyrtarë të administratës Tatimore.

Kompania “Albarent” është krijuar në vitin 2009 dhe ka pronar të vetëm Blendi Gonxhen.

Shoqëria private administrohet prej vitesh nga bashkëshortja e tij, Elda Gonxhja.

Blendi Gonxhe është një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër e më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Në vitin 1998, kur ish-kreu i qeverisë, Fatos Nano, e mori Ramën nga emigrimi në Paris dhe e emëroi në krye të Ministrisë së Kulturës, Blendi Gonxhe u emërua shef i tij i kabinetit. Më tej, Rama e mori Gonxhen si zëvendës të tij në Bashkinë e Tiranës, në vitin 2002.

Blendi Gonxhe u largua me dorëheqje, pas përmbytjes së “Tiranës së Re” nga një hapje e gabuar e digës së Liqenit Artificial. Pas disa vitesh në aktivitet privat, Blendi Gonxhe rikthehet në Bashkinë e Tiranës, kësaj radhe si vartës i Erion Veliajt.

Ai qëndroi për tre vjet në postin e drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe në vitin 2018 u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Rrugëtimi i tij politik ka ecur paralel me aktivitetin privat të makinave me qira.

Gjatë periudhës 2014-2022, kompania e tij “Albarent” ka përfituar rreth 200 milionë lekë të vjetra nga institucionet publike, referuar të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit./boldnews

Zjarr Tv Ad