Gent Cakaj: Shqipëria po përgatitet për kryesimin e OSBE-së

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së që u zhvillua në Malet e Tatras, në kuadër të Kryesisë sllovake.

Nën moton “Nga veprimet e shkuara, në parandalimet e ardhshme: promovimi i stabilitetit në Evropë dhe më gjerë nën strehën e OSBE-së”, ministrat pjesëmarrës diskutuan mbi të ardhmen e punës së OSBE-së, në një dinamikë të ndryshueshme por në kontekstin shumëpalësh. “Mbledhja u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.” shprehet Ministri Cakaj në rrjetin e tij facebook.

Cakaj thotë se “Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar” Ministri në Detyrë Cakaj u fokusua tek Kryesia e 2020, ku pasi bëri një ekspoze të shkurtër të prioriteteve tona, evidentoi faktin se, si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. “Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok” shprehet Cakaj. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për dialogun e vërtetë dhe interaktiv të Ministrave të Jashtëm të rajonit të OSBE-së.

Postimi i plotë i Ministrit Cakaj në Facebook: Foto familjare nga Ministeriali informal i Ministrave të Jashtëm të OSBE në malet Tatra në Sllovaki! Mbledhja u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi. Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar. Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok!

 

Zjarr Tv Ad