Gent Ibrahimi thirrje prokurorëve që të luftojnë korrupsionin dhe krimin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Mbledhja po mbahet në ambjentet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila ka nisur në orën 10:00.

Në rend dite janë disa propjektvendime si miratimi i strukturës së KLP dhe propozimi i buxhetit për 2019.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi,  u ndal edhe te plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi.

Ibrahimi përsëriti thirrjen ndaj prokurorëve që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

Ibrahimi: U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë.

 

Zjarr Tv Ad