Gent Kaprata: Shqiptarët të ndarë në dy grupe: Anti- Meta dhe pro- Meta!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po shoh nje ndarje te shqiptarise ne dy grupe: anti- Meta dhe pro- Meta!
Anti- Metat po na thone se z. Meta po mbron Kushtetuten, sepse do te pengoj Reformen ne Drejtesi sepse ka frike per krimet ekonomike qe ka kryer.

Pro- Metat po na thone se z. Meta nuk ka frike nga asgje, sepse nuk ka qene i korruptuar, por eshte atdhetar prandaj po mbron Kushtetuten.
Duket se ne shqiptaret nuk dijme te ndajme, vecse ne ekstreme. Bile edhe duke injoruar faktet! Injorimi I fakteve eshte cmenduri, dhe arsyeja pse shoqeria jone eshte keshtu si eshte, te pakten prej 75 vjetesh.

E verteta (fakti) eshte ajo qe duhet te na bashkoje ne shqiptaret, nese duam te ndertojme nje shoqeri te ngjashme me ato perendimoret. Kurse ajo qe duhet te na bej te ndryshem eshte opinioni subjektiv mbi faktet e padiskutueshem.

1- Z. Meta eshte nje nga njerezit qe ka dominuar skenen politike ne keto 27 vitet e fundit, pra nese politika shqiptare ka qene e korruptuar, nuk ka asnje mundesi logjike te kete qene i ndershem z. Meta. Pro kjo mbetet analize logjike, dhe Jo fakt. Fakt do behet nese keshtu vendos nje gjykate ne forme te prere. Deri athere mbetemi ne dimension opinioni, dhe mbi kete mund vetem te reagojme ‘duke e ndershkuar me vote’ z. Meta.
2- z. Meta po del kunder instalimit perfundimtar te Rregjimit Fashist (oligarkik) ne Shqiperi, ku nje grusht njerezish te kene ne kontroll te gjitha pushtet, dhe ky eshte nje fakt. Kjo sot eshte nje detyre kombetare e cdo qytetari te thjeshte, dhe z. Meta po e ben. Arsyet pse z. Meta po lufton kunder te keqes qe po pushton kombin (ky eshte nje fakt), jane ne te drejten e cdo shqiptari te japi varianin e tij, por ky mbetet opinion individual dhe ka vleren e tij. Sidoqofte, ne asnje rast opinioni nuk eshte i barazvlefshem me faktin.

Zjarr Tv Ad