Gent Strazimiri: KUVENDI është anti-bunkeri, anti-pazari, antidoti

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri

Ai që “ka plan të kthejë PD në një bunker”, nuk kërkon mbledhjen e burrave dhe grave të kësaj partie në KUVEND… por të kundërtën! Ai që ka plan të “ta kthejë PD në bunker të interesave personale“, nuk kërkon kuvendim të antarësisë, e nuk zbaton Statutin, Kushtetutën e demokratëve… por të kundërtën! Plan për të kthyer PD në bunker interesash personale ka ai që jep komandën “Shpërndahuni”, jo ai që bën thirrjen “Mblidhuni”!

Plan për të shkatërruar e përçarë PD, ka ai që jep urdhër: mos u mblidhni as në mbledhje seksionesh, as në mbledhje Grupseksionesh, as në mbledhje Kryesish në degë, madje as dy e nga dy nëpër kafe… sepse përçahemi… Plan për të bunkerizuar e shitur PD për interesa personale, të ulta, ka ai që ende sot nuk mbledh as Kryesinë e Partisë Demokratikë, as Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike!

Plan për të asgjësuar opozitën ka ai që i shpik vetes kompetenca që nuk ekzistojnë e nuk kanë ekzistuar  askund, kurrë, vetëm se ka frikë përballjen me të vërtetën!

Ai që ka frikë të përballet me njerëzit e lirë në KUVENDIM nuk mund të jetë kryetari tyre, sepse nuk i drejton dot drejt lirisë!

qëndro_në_këmbë_demokrat,  asnjë_hap_pas, 🇺🇲🇦🇱

Zjarr Tv Ad