Gent Zenelaj kujtesë për shqiptarët: Artistët nuk janë ata që patë në “Big Brother Vip”, jemi më të mirë se aq

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.

Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.

“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti.

Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.

https://www.instagram.com/reel/CsVqDwOtz-X/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ba1631c5-1a5a-455c-b25a-923f4c5d8a5e

Zjarr Tv Ad