Gërdeci/ Fatmir Mediu: Kam marrë gjithë përgjegjësitë e mia për ngjarjen…

0
336
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është shprehur se akuzat e mazhorancës për çështjen e Gërdecit, janë një lojë politike për interesa të tyre.

Gjatë një interviste për “abcnews” ai tha se; ai është gjykyar për çështjen e Gërdecit, teksa tha se atë kohë kur ndodhi ngjarja dha dorëheqjes nga posti Ministri i Brendshëm për çëshjtje morale.

Unë nuk dua që debati im politik të lëndojë familjet që kanë humbur të afërmit. Unë e qëndrimin tim me Gërdecin e kam marrë marrë përgjegjësinë time, kam dhënë dorëheqjen në bazë të përgjegjësisë sime morale dhe nuk kam pas kontroll mbi gjykatë apo prokurorinë. Ligjet e shtetit nuk i bëj unë ato janë ato që janë. Këto e përdorin këtë çështje për interesat e tyre dhe jo për familjarët.

Akuza e vetme mbi mua si zyrtar ka qenë se pse nuk është paguar taksa nga kompania e huaj dhe transporti është bërë nga ushtria. Une e kam thënë se nëse do të gjendet një telefonatë mua apo familjes nga pronarët atje unë jam i hapur. Ky shtet ka tentuar që përmes prokurorisë dhe institucioneve janë përpjekur që të manipulojnë dhe të ngjallin akuza ndaj meje. Çështja e kostos në politike le të jetë e tillë, pasi politika nuk është e përjetshme, të jetë në kosto të PR-së e gjykon vetë. Secili në këtë garë vlerësohet nga ajo që bën, unë jam përpjekur që të jem i ndershëm në punën që kam bërë”, shprehet FatmirMediu.

 

Zjarr Tv Ad